OSUMI TRAVEL
Adresa: Bulevardi Zogu i Pare Tel: 04 22 55 491 Cel: 069 20 56 037 Cel: 069 20 76 774 Cel: 069 65 35 402 Cel: 069 60 32 832 e-mail: osumitravel@live.com
Reklame
Privatësia

RREGULLORE  E  BRENDSHME

“OSUMI” SHPK

PER TE DREJTEN E INFORMIMIT  DHE  MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE

 

                                   OBJEKTI

 

Kjo  Rregullore  ka për objekt  informimin e subjekteve të të dhënave  personale mbi  mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes  dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre në subjektin  Osumi  Shpk

Bazuar në:

– Kushtetutën e Republikës  së  Shqipërisë,
– Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’,
– Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.

Administratori  I Shoqerise Osumi  shpk, kryen  përpunimin  e  ligjshëm  të të dhënave personale  duke respektuar  dhe  garantuar  të  drejtat  dhe  liritë themelore të njeriut  dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes  së  jetës  private.

 

MBROJTJA E TË DHËNAVE 

 

Mbrojtja e të dhënave  bazohet  në:

– Përpunimin  në  mënyrë  të drejtë  dhe të ligjshme;
– Grumbullimin për qëllime specifike, të  përcaktuara  qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
– Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
– Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen  duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për  të  fshirë apo korrigjuar të dhëna  të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin  për të cilin janë mbledhur  apo  për  të cilin përpunohen  më tej;
– Mbajtjen  në  atë  formë, që  të  lejojë  identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por  jo më tepër sesa  është e  nevojshme  për  qëllimin, për të cilin ato  janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

 

 

 

 

                                     TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

– E drejta për akses

1. Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga Osumi  shpk:

– konfirmimin  nëse  të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;

– në  një  formë  të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;

  1. Osumi shpk, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

    Kontrolluesi
    Osumi shpk
    BLV Zogu I pare, Perballe Min se Drejtesise
    Tiranë, Shqipëri
    Web: 
    www.osumitravel.al

    – E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen

  2. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
  3. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
  4. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.

 

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

 

Osumi shpk nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.
MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE
Osumi shpk, është i  ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Osumi shpk kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Ky  njoftim  mbi ruajtjen  e privatësisë  për të arritur mbrojtjen e të  dhënave personale nuk përfshin  lidhjet  midis  kësaj  faqeje  dhe  faqeve  të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera  të  internetit  që  ju  vizitoni pasi  kushtet e  këtyre faqeve  mund të ndryshojnë nga ato të Osumi shpk.

 

PYETJE APO ANKESA

 

Me anë të shpjegimit  të  mësipërm, Osumi shpk  shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Kontrolluesi

Osumi shpk
BLV ZOGU I PARE, Perballe Min se Drejtesise
Tiranë, Shqipëri
web: www.osumitravel.al

 

E DREJTA PËR TU ANKUAR

 

Çdo person, që pretendon se I  janë  shkelur  të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave
Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.
http://www.idp.al

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

 

                                         TË TJERA
Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.

Shoqeria Osumi SHPK  rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.


2015 – Te gjitha te drejtat OSUMI TRAVEL | PRIVATËSIA